-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri për radhën në mensë, biznesmeni i njohur qëllohet 15 herë me thikë! (FOTO)

Kryesoret

Një biznesmen grek i identifikuar si Yannis Markou u godit me thikë të paktën 15 herë në orët e para të së premtes, 28 tetor në Varybompi dhe po lufton në spital për të qëndruar gjallë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orën 4:30 të mëngjesit para një mense në Varibombi. Dy të rinj, 19 dhe 26 vjeç , nisën të debatonin për radhën me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur.

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

Papritur, 26-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur fatkeqin 15 herë. Më pas kanë ikur. Policia e Kifisisë arrestoi 19-vjeçarin, ndërsa 26-vjeçari është në kërkim.

I arrestuari akuzohet për bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa 26-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë.

BIZNESMENI GIANNIS MARKOU
BIZNESMENI GIANNIS MARKOU

Biznesmeni Giannis Markou është i njohur në rrjetet sociale dhe ka pasur një lidhje në të kaluarën me modelen Julia Novën.

Ai ndodhet në terapi intensive, tashmë ka bërë tre operacione dhe sipas informacioneve, një nga plagët me thikë e ka kapur në arterien femorale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit