Pasditen e sotme një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen nr.4 në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e Mikel Steriopullit.
Bombola e gazit ndodhej në ballkonin e banesës dhe ka qenë duke punuar në momentin që ka plasur.
Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.