-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Dervishi: Kiko Majmuni legjitimon çarterin e KM

Kryesoret

Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nuk e mbante mend mirë. E pa veten të bllokuar në trafik në ajër dhe sipër kokës tij po fluturonte një taksi.
Ndërkohë që po qëronte bananen e mëngjesit u kujtua se ëndrra kishte lidhje me debatin për lëvizjet me taksi ajrore të Kryeministrit.
Kiko u tromaks nga vërshimi kritikave ndaj KM për lëvizjet me avion dhe argumentin se ka shpenzuar shumë para,
Jo vetëm nuk janë shpenzuar para, por është kursyer, tha Kiko duke krruar kokën. Para se të paraqiste argumentat dhe shifrat për kursimin Kiko u fut në të thella.
Debatin për afro 400 fluturimet e KM me çarter Kiko e pa më shumë në planin filozofik dhe si dialog qytetërimesh në kohën që bota është jo vetëm në luftë, por gjendet në prag të Luftës së Tretë Botërore.
E sigurtë – tha Kiko Majmuni që do të dalë fjala e Ajshtanjit, që Luftën e IV Botërore do ta bëjmë me shkopa ne majmunët.
Kiko i mirëkuptonte njerëzit që kanë frikë nga lartësitë. Imagjino këta home sapiens rrëzohen edhe nga pemët, e kuptueshme të kenë fobi nga fluturimet. Mirëpo e kanë gabim se fluturimi është ëndrra e gjithë dy-këmbëshave.
Ndërsa arabët me përrallat e tyre flisnin për “qilimin fluturues”, perëndimorët me Leonardo da Vinçin imagjinonin një makinë fluturuese që kryeministri sot e quan taksi.
“Motorri është zemra e avionit, por pasagjeri është shpirti i tij” – tha mendueshëm Kiko, ndërkohë që po bluante argumentat pro udhëtimeve me çarter.
Argumenti numër 1: Shkurtimi i kohës së leksionit për sigurinë.
-3-4 minuta kursehen nga këshillat e bezdisshme të stuardesave, për rripin e sigurimit dhe për sigurinë në fluturim. Kulmi arrin kur të tregojnë seçfarë duhet të bësh në rast aksidenti. Kjo është jo vetëm humbje kohe – argumentoi Kiko, por ndjell edhe fatkeqësi. I pari vendit duhet të jetë gjithë kohën në gjendje të mirë shpirtërore dhe nuk lejohet që ai të bëhet ndjellësi i fatkeqësive.
E dyta, fluturimi me çarter i shërben jo vetëm vendit dhe shqiptarëve mosmirënjohës, por mbarë njerëzimit. Vetëm duke ndenjur lart e kupton që bota është e vogël dhe duhet të kujdesemi që të mos e shkatërrojmë planetin se nuk kemi vend tjetër për të jetuar. Kjo është arsyeja që KM e kalon kohën duke parë efektet e ngrohjes globale, luftës në Ukrainë dhe Jemen, trazirave në Afganistan, protestave në Iran dhe lëvizjes së refugjatëve në kufirin Meksikë – SHBA.
Për më tepër, udhëtimi me çarter, thekson Kiko, është konform nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut- E drejta për privatësi. Në kushtet kur udhëton me avionët e linjës, njerëzit nuk të lenë rehat sepse duan autografë për librat e tyre, duan selfi për miqtë dhe familjarët, duan foto për instagramin, batuta për twitterin, mendime për facebook-un dhe video të shkurtra për tiktok. Me udhëtimet çarter kjo histori merr fund. Kursehet pafund kohë. Kohë që shkon në dobi të mbarë njerëzimit, dhe sigurisht edhe të shqiptarëve grindavec e mosmirënjohës.
Sot aeroportet janë bërë më keq se të hysh në Tiranë në mëngjes sa i përket trafikut dhe vonesave. Koha është flori dhe nuk bën që floririn ta shpërdorojmë sa nga një aeroport në tjetrën.
Sa i përket anës financiare, Kiko është i mendimit që kompania ajrore duhet të paguajë para për reklamën që i bëhet, në të kundërt çështja t’i kalojë arbitrazhit ndërkombëtar, ku Shqipëria ka një rekord pozitiv.
Ndërkohë, Kiko tërheq vëmendjen edhe për çështjen e parkimit të avionit në vende të sigurta. Better safe than sorry- tha Kiko në anglisht (më mire i sigurtë se të qash me ligje)
Kiko e mbylli argumentimin e përdorimit të çarterit dhe në kokë i erdhi një mendim që megjithë frikën që e zuri e shkoir me nxitim: ky vend ka avion për KM, por nuk ka avion për shuar zjarre…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit