-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si e ngriti DEA grackën? Djali refuzon prangat, babai i biznesmenit: Ma “futi” Rama

Kryesoret

Gjykata ka vendosur sot që të lerë në fuqi masën e arrestit me burg pa afat për biznesmenin Gentian Malindi, i arrestuar dy ditë më parë për trafik kokaine. Ilir Malindi, që është babai i tij, e përfaqësoi duke e mbrojtur edhe si avokat në gjyqin e sotëm. Ilir Malindi akuzoi se pas arrestimit qëndron kryeministri Edi Rama.

Sot ishte seanca e verifikimit të vendimit të formës së prerë mbi arrestin me burg. Për të verifikuar edhe gjendjen juridike. Prokurori kërkoi të vijoi masa e sigurisë dhe gjykata e la në burg. Gjithë ky skenar është politik sepse unë shpesh herë e kam kritikuar kryeministrin Rama, që përmes Ardi Veliut u hakmor kundër djalit tim.

Sepse nuk ekziston asnjë provë. Është inskenim e SPAK-ut. I vetmi vend në glob është drejtësia shqiptare që të arreston dhe më pas të mbledh provat. Këtu kemi 7800 të burgosur. Po nuk u shtri drejtësia drejt kryeministrit dhe ministrave nesër mund të keni edhe ju fatin e djalit tim. Ne do të luftojmë deri në Strasburg. Djali gjatë kësaj kohe ka qëndruar në Shqipëri.

Dokumentet që iu gjetën djalit (të Kosovës) ka nënshtetësi të Kosovës. Letrat jo me emrin e tij dolën nga institucionet e Kosovës. 137 kg kokainë mund t’i ketë vetë kryeministri, pasi në dosjen e prokurorit Kondili nuk ka asnjë gr. Për t’u arrestuar është prokurori Edvin Kondili, jo djali im” tha ai.

Gentian Malindi sot nuk ishte në gjyq, pasi nuk pranoi që të shoqërohej nga policët me prangat në duar. Ai ishte i shpallur në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokainë që u gjurmuan e zëvendësuan me oriz në Greqi. Pas tri viteve në kërkim nga Policia e Shtetit, Malindi ka rënë në prangat e policisë në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij.

Prokuroria e Posaçme përfundoi në nëntor 2020 hetimet për biznesmenin Gentian Malindi, të dyshuar për trafikimin e një sasie prej 137 kg kokaine nga Ekuadori. Sasia e drogës u bllokua në Portin e Pireut, Greqi dhe u zëvendësua me oriz dhe më pas u lejua të vinte në portin e Durrësit.

Gjykata lë në burg biznesmenin që porositi 137 kg kokainë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit