-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditi arbitrin e ndeshjes Delvina-Elbasani, arrestohet ish-futbollisti/ Emri

Kryesoret

Një 50-vjeçar i identifikuar si Dritan Pipiko ish-futbollist i skuadrës Delvina është arrestuar ditën e sotme pasi pa goditur arbitrin Xhulio Agolli.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen e sotme të luajtur në stadiumin e Delvinës, mes vendasve dhe AF Elbasanit.

Kjo, pasi arbitri kryesor Xhulio Agolli nga Fieri, është goditur nga tifozët me sende të forta në pjesën e kokës duke bërë të domosdoshme ndërprerjen e ndeshjesh.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin kryesor të ndeshjes së futbollit, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit