Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, ka folur për mediat para sfidës së gjysmëfinales së play-off-it për kualifikimin në Botërorin 2026 kundër Shqipërisë.
Ai ka theksuar vështirësinë e kësaj ndeshjeje, duke vlerësuar ekipin kuqezi për rezultatet e tyre pozitive dhe organizimin e fortë, duke e konsideruar këtë sfidë si një nga më të rëndësishmet për Poloninë.
“Shqipëria ka treguar se është një skuadër e fortë dhe me potencial të madh. Ata kanë fituar ndaj Ukrainës dhe Serbisë dhe kanë pasur paraqitje të mira në Kampionatin Europian, duke luajtur kundër skuadrave të fuqishme si Spanja dhe Italia. Është një skuadër që mund të shkaktojë surpriza, dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.” Ai shtoi gjithashtu: “Unë pres një ndeshje të hapur, edhe pse Shqipëria është shumë e organizuar dhe e fokusuar në mbrojtje. Ne do të mundohemi të kontrollojmë lojën dhe të bëjmë që ata të luajnë në mënyrën që duam.”









