-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Iran, gazetarët bëjnë thirrje për lirimin e dy kolegëve të tyre

Kryesoret

 Më shumë se 300 gazetarë iranianë kanë publikuar një letër të hapur, përmes të cilës bëjnë thirrje për lirimin e dy kolegëve që janë arrestuar për mbulimin e vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminin. Letra u publikua nga e përditshmja reformiste iraniane, Etemad, më 30 tetor.

Amini, 22-vjeçare, ka vdekur në paraburgim. Policia e Moralit e kishte ndaluar atë nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Gazetarët kërkuan lirimin e Niloufar Hamedit, i cili bëri një foto të prindërve të Aminit, të cilët ishin të përqafuar në një spital të Teheranit, ku vajza e tyre ishte shtrirë në koma.

Postimi i kësaj fotoje në Twitter ishte raportimi i parë për rastin e Aminit. Letra e gazetarëve u kërkoi gjithashtu autoriteteve të lironin Elahe Mohammadin, e cila mbuloi funeralin e Aminit në qytetin e saj të lindjes në Saqez, vendin ku filluan protestat që më vonë përfshinë gjithë vendin.

Më 28 tetor, shërbimet e inteligjencës iraniane lëshuan një deklaratë duke akuzuar të dy këta gazetarë si agjentë të CIA-s, pjesë e një narrative të qeverisë iraniane që pretendon pa prova se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore janë pas trazirave.

Më 29 tetor, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Hossein Salami, paralajmëroi se “sot është dita e fundit e trazirave”. Paralajmërimi i IRGC-së erdhi pasi Kombet e Bashkuara shprehën “shqetësim në rritje” në lidhje me raportimet e vdekjeve në protestat anti-qeveritare në Iran./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit