-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

120 familje jashtë nga pallati i pa kolauduar, banorët protestojnë

Kryesoret

Më datë 13 janar të vitit 2022, një plagosje bëri që të ndërpriteshin punimet në rrugën “Ndre Mjeda”. Biznesmeni Sino Llanaj u konfliktua nga Albert Allmuçën gjë që ndikoi në ndërprerjet e pallatit për shkak të një procesi gjyqësor mes tyre.

Si pasojë e kësaj ngjarje 120 familje kanë mbetur pa shtëpi ndërsa 300 banorë janë futur në shtëpitë e tyre.

Pretendimet janë, se pallati ende nuk kolauduar.

Si ndodhi ngjarja

Dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord në vitin 2014 për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre është prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.

Nga një investigim i hershëm i Report Tv, rezultoi se leja e dhënë dy biznesmenëve Llanaj dhe Allmuça ishte firmosur nga ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës asokohe, Lulzim Basha, sot ish Kryetar i Partisë Demokratike.

Leja e firmosur nga Lulzim Basha mban datën 10.10.2014 dhe për një afat 5 vjet, një afat ky tepër i gjatë për ndërtimin e një godine të thjeshtë banimi.

Leja e firmosur paraprakisht nga Lulzim Basha, më konkretisht në pikën 2 të saj, vendoste si detyrë që të plotësohet rrugës: “saktësimi nga subjekti zhvillues projekti i zbatimit i arkitekturës, në lidhje me trajtimin e volumeve arkitektonike dhe fasadave të veçanta me materiale më cilësore”.

Kjo neglizhencë ndaj dy investitorëve dhe nxitimi për të firmosur lejen e ndërtimit nga Lulzim Basha para se të bëheshin zgjedhjet, ka sjellë konfliktin e hapur mes dy biznesmenëve, ku nuk mungoi as përdorimi i armëve dhe dhjetëra familje që kanë paguar kursimet e jetës, sot nuk kanë asgjë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit