-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli huq! Kush është ish-truproja e Berishës që u dënua për “vrasjen e shekullit”?

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin me 21 vjet burg për Izet Haxhinë, për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Apeli la kështu në fuqi dënimin e dhënë në Shkurt të këtij viti nga Gjykata e Tiranës, që e shpalli fajtor për “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngjarjen ku humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, në 12 Shtator 1998.

Izet Haxhia u dënua me 25 vite heqje në lirie në vitin 2002 për vrasjen e Hajdarit. Në vitin 2006 ai u arrestua nga policia turke ku edhe kërkoi azil politik, por që nuk iu miratua asnjëherë.

Ai përfitoi një leje qëndrimi me kushtin që të mos dilte nga Turqia. Në vitin 2018, gjykata turke pranoi kërkesën për ekstradim drejt Shqipërisë, ku shpresonte të merrte pafajësi, por doli huq duke mbetur në qeli.

Vrasja e Azem Hajdarit, Apeli vendos për ish-truprojën e Berishës

Kush është Izet Haxhia?

Izet Haxhia shpresoi se me ardhjen në Shqipëri do të mund të pastronte figurën e tij si me ligjin ashtu edhe me zakonët e Malësisë së Gjakovës duke konfirmuar me ligj dhe kanun se nuk kishte gisht në vrasjen e Azem Hajdarit.

Azem Hajdari u vra mbrëmjen e 12 shtatorit 1998 nga plumbat e kallashnikovit të Fatmir Haklajt, ndërsa bashkë me të mbetën të vdekur edhe badigardi i tij Besim Çera, ndërsa u plagos rëndë bardigardi tjetër Zenel Neza, i cili pas shërimit u arratis nga vendi, ndërsa tashmë jeton në azil në një shtet të Bashkimit Europian.

Gjykata hapi dosjen “Hajdari” në atë kohë duke e dënuar Haxhinë si pjesëmarrës në vrasje, krahas Jaho Mulosmanit, i cili po ashtu është duke vuajtur dënimin në burg. Kras Izetit, burg për këtë vrasje bëri edhe vëllai i tij, Ismet Haxhia. Ai u dënua atëhere me 15 vite burg dhe doli nga qelia në vitin 2016.

Izet Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë që ka dorë në vrasjen e Hajdarit. Në dëshminë e tij para prokurorëve, por edhe në media ai është shprehur se e ka takuar atë ditë Fatmir Haklajn, por në darkë kur ndodhi vrasja ka qenë në shtëpinë e tij pranë Shkollës së Kuqe në Tiranë.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë Sali Berishës kur ai u zgjodh President në vitin 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi në fillim të viteve ‘90, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë.

Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998. Në vitet e qeverisjes së PD-së del në pah një konflikt i hapur ndërmjet tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së. Edhe ai nga Tropoja.

Izet Haxhia nuk ishte thjesht një oficer i Gardës në ato vite, por një mekanizëm force politike. Izet Haxhia i shërbeu Berishës edhe në vitin e vështirë 1997, por papritur, një intervistë dhënë në atë kohë plasarit marrëdhëniet mes tij dhe bashkëpatriotit të tij. Këtu filloi kthesa e madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit