Detaje të reja janë mësuar rreth hetimeve të kryera për vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj, mbrëmjen e të dielës tek “Kodra e Diellit” në Tiranë. 39-vjeçari po i udhëtonte nga Lezha drejt Tiranës, me makinën e vëllait të tij.
Mësohet se pista kryesore e hetimeve është hasmëria dhe bazuar në këtë pistë grupi hetimor ka ngritur dyshime që autorët mund të kenë ngatërruar edhe objektiv pasi 39-vjeçari po udhëtonte me makinën e vëllait.
Parkoi makinën në garazh dhe më pas u qëllua, ja si u vra Briken Sanaj
39-vjeçari është vëzhguar nga autorët prej ditësh duke pasur të qartë edhe itinerarin dhe lëvizjet me makinën tip ‘Audi’ që përdorej nga 39-vjeçari. Dyshohet se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë. Autorët dyshohet se janë tre persona.
Briken Sanaj u vra teksa doli nga makina, policia jep detajet
Një person ka kryer ekzekutimin pak metra larg banesës së 39-vjeçarit, ndërsa personi tjetër e priste pak metra poshtë vendit të ngjarjes në rrugën kryesore jashtë rezidencës së “Kodrës së Diellit” me një mjet tip ‘Benz’ dhe më pas në Qafë-Kashar e kanë djegur mjetin tip ‘Benz’, aty ku i priste një person tjetër me një automjet tjetër me të cilin janë larguar.