Jorida Tabaku është një nga emrat me të lakuar në Partinë Demokratike, për tu futur në garën e Primareve për Bashkinë e Tiranës në zgjedhje e 14 majit.
Tabaku është pyetur nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës dhe ka theksuar se nuk ka deputet opozitar që ka bërë më shumë kundër Erion Veliajt dhe Partisë Socialiste.
Pavarësisht kësaj, Tabaku u shpreh se nuk ka asnjë ambicie të kandidojë për Tiranën, ndërsa ka shtuar se beteja e saj kundër PS dhe Veliajt do të vazhdojë.
“Nuk kam asnjë ambicie të kandidoj për Tiranën. Po thosha që është e sigurtë se kam vetëm një kundërshtar, PS dhe Erion Veliaj. Çështja është që ne duhet të jemi aty ku sot fatkeqësisht nuk jemi. Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi.”, tha Tabaku.