Ministri i Mbrojtjes në Greqi, i ka kërkuar homologut të tij Bledi Çuçi mobilizim të policisë shqiptare për gjetjen 46-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi që akuzohet për përdhunim.
46-vjeçari dyshohet se ka kaluar në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës pasi u shpall në kërkim nga Policia.
Deri më tani, 45-vjeçari mbetet i pa kapur ndërsa Policia greke është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Shqipërisë duke dhënë informacione për kriminelin.
Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, e është identifikuar vetëm nga një tatuazh që e ka në krah. Aktualisht mendohet se po fshihet në Vlorë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij.