-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB mohon akuzat ruse për sulmin në Detin e Zi

Kryesoret

Kreu i agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë pretendimet ruse se një anije civile e mallrave që bartte drithëra ukrainase mund të jetë përfshirë në sulmin me dronë ndaj Rusisë.

Martin Griffiths tha në Këshillin e Sigurimit se gjatë kohës së sulmit me dronë, që ndodhi të shtunën, asnjë anije e tillë nuk ishte duke lundruar në korridorin e “zonës së sigurt” në Detin e Zi, ku kalojnë dërgesat nga Ukraina. Ky korridor është pjesë e marrëveshjes për drithërat që synon të zbusë krizën globale të ushqimit.

“Asnjë anije nuk ka raportuar për ndonjë incident gjatë fundjavës”, tha ai.

“Korridori është vetëm një vijë në hartë: Kur anijet e nismës nuk janë në zonë, korridori nuk ka status të posaçëm. Nuk ofron as mbrojtje për veprimet ofensive apo mbrojtëse të ushtrive”, shtoi ai.

Moska të dielën u tërhoq nga marrëveshja për drithërat – që u ndërmjetësua nga OKB-ja – pasi flota e saj në Detin e Zi, u sulmua me dronë.

“Dronët po lëvizinin në zonën e sigurt të ‘korridorit të drithërave’”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Një prej dronëve u lëshua “nga bordi i një anije civile e Ukrainës apo e shteteve perëndimore, që përdoret për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës”, pretendoi Rusia.

Pavarësisht tërheqjes së Moskës nga marrëveshja, anijet me ngarkesa me drithëra dhe produkte të tjera bujqësore janë larguar nga portet ukrainase të hënën me mbështetjen e OKB-së dhe Turqisë.

Kremlini tha se është “e rrezikshme” që marrëveshja të zbatohet pa përfshirjen e tij./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit