Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha i ftuar në ‘Euronews’ ka folur për votat dhe përgjegjësinë e kryeministrit Rama për mos mbajtjen e procesit zgjedhor në Partinë Socialiste.
Berisha theksoi se opozita dhe populli shqiptar do të largojë Ramën nga pushteti. Madje ai përmendi edhe epitetin për të larguar Ramën.
A është strategjia e duhur për të mundur Ramën?
Rama këputet në mes. Koha do ta tregojë këtë, ai po shkel çdo parim. Në vitin 1991 njerëzait e trembur nuk na votuan ne. Fshati nuk na votoi. Por ama lëri të votojnë të lirë, jo me detyrim. Edhe në takime shkon me detyrim. Ai operon me mekanizmin e frikës. Rama këputet në mes si ‘plep i kalbur’. Opozita dhe qytetarët do e këpusin në mes. Për të ekziston vetëm vetja e tij në Shqipëri. Ai nuk mund të udhëtojë kurrë 137 herë më charter. Apo një instalacion 4 milion euro që nuk e shikon njeri përveç tij. Ai nuk njeh as kushtetutë dhe as kod moral.