Një rekord prej 354.500 tonëve të produkteve bujqësore janë nisur nga portet ukrainase më 31 tetor, në kuadër të marrëveshjes për eksportin e tyre nga Deti i Zi, ka thënë një zëdhënës i administratës ushtarake të Odesas.
Sipas tij, ky eksport është realizuar pavarësisht faktit që Rusia është tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar për grurin muaj më parë, me arsyetimet se Kievi ka kryer sulmet me dronë në Flotën e Detit të Zi.
Kjo marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Ukraina ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Rusia e ka planifikuar gjatë këtë largim, derisa Uashingtoni ka thënë se Moska është duke e kthyer ushqimin në armë.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë pajtuar me Ukrainën dhe Turqinë për largimin e 16 anijeve nga portet ukrainase./REL