Rreth 600 mijë këpucë të tipit atlete u sekuestruan nga policia e Torinos.
Ato tregtoheshin si Made in Italy, por në fakt importoheshin nga Kina, Shqipëria dhe Rumania. Mashtrimi do të shkonte në rreth 20 milionë euro dhe u denoncua një sipërmarrës italian nga zona e Trevisos.
Operacioni i kryer nga ‘beretat jeshile’ të grupit të gatshëm për përdorim të Torinos, filloi javët e fundit, në disa qendra tregtare në Torino.
Më pas, është konstatuar origjinën e mallit, kemi mbërritur në dy magazina, një në qytet dhe një në zonën e Trevisos, ku u krye sekuestrimi. Këpucët në fjalë shiteshin për të paktën 70 euro për palë dhe mbanin shenja të pagabueshme, si flamuri italian.