Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula nga foltorja e kuvendit tha mazhoranca futi kryetarët e bashkive trafikantë e gangsterë.
Gjithashtu Sula ngriti shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit.
“Bashkitë kanë probleme të mëdha financiare,Peqini, Lezha Klosi Bulqiza, Pogradeci, Rrogozhina, Kavaja etj.
Kolegët e PS bëjnë krahasimin me para 2015, kur nisi implementimi i reformës. Llogaritë janë si Enver Hoxha që krahasohej me kohën e Zogut.
Numri i administratës, gënjeni ditën për diell. Belshi e Peqini. Belshi kishte 85 punonjës, sot vetëm administrata 130. 50 përqind më shumë se në 2015. Peqini të njejtën gjë.”, tha ai.