-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kthye nga Italia pas dy vitesh, Sanaj masakrohet me plumba në fytyrë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme një atentat i mori jetën Briken Sanaj 39 vjeç. Si rrjedhojë policia ka shoqëruar dhjetëra persona në komisariat. Mësohet se Sanaj ishte babi i 2 fëmijëve dhe kishte vetëm 2 vite që ishte kthyer nga Italia.

Sipas të dhënave grupi hetimor shpresat për zbardhjen e ngjarjes janë tek kamerat e sigurisë.

Parkoi makinën në garazh dhe më pas u qëllua, ja si u vra Briken Sanaj

Zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie. Ato janë sekuestruar te gjitha, për me qëllim zbardhjen apo identifikimin e ndonjërit prej autorëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në automjetin e djegur janë gjendur shumë pak prova, ku sipas burimeve targa e mjetit benz AA777GY, rezulton e vjedhur, çka shton dyshimet për një atentat të organizuar.

Autorët janë kujdesur të mos lënë prova as në vend ngjarje. Sanaj, është qëlluar tre herë nga një distancë e afërt.

Ku autorët kanë hapur pak xhamin e mbarpëm të mjetit e më pas kanë qëlluar tre herë të riun, dy prej plumbave e kanë kapur në fytyrë. Ne vend ngjarje policia ka gjetur deri më tani vetëm një gëzhojë, ndërsa dy të tjerat dyshohet se kanë rënë në automjetin e djegur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit