Të paktën 10 raketa ruse u rrëzuan mbi Kiev herët të hënën, sipas një zyrtari lokal.
“Policia e rajonit të Kievit tani po zbulon mbeturina nga raketat e rrëzuara të pushtuesve në zona të ndryshme të rajonit,” tha shefi i policisë rajonale.
Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan të paktën 10 raketa armike.
Oleksii Kuleba, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kievit, tha se sulmet “goditën objektivat kritike të infrastrukturës” dhe dy persona ishin plagosur – njëri në gjendje të rëndë.
Moska nisi të hënën sulme të rinovuara duke synuar objektet kritike të energjisë në Ukrainë, duke ndërprerë aksesin e energjisë elektrike në të gjithë vendin.