Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia është lënë në burg nga Gjykata e Apelit për vrasjen e deputetit Azem Hajdarit, ish-truprojën e tij Besim Çerja dhe plagosjen e truprojës tjetër, Zenel Neza ndodhur më 12 shtator 1998.
Në Apel prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg ndërsa Haxhia kërkoi shpalljen i pafajshëm. Vendimi i sotëm është marrë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Marsela Dervishi dhe anëtarë Alma Ahmeti dhe Ornela Naqellari.
Haxhija u dënua me 21 vite burg në shkurt të këtij viti, për vrasje me paramendim në bashkëpunim.
Ai ankimoi vendimin e gjykatës së Tiranës duke kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues.