-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet telefonata Biden-Zelensky që e bëri Presidentin amerikan të humbiste durimin!

Kryesoret

Është bërë rutinë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Presidenti Joe Biden dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky flasin me telefon sa herë që SHBA shpall një paketë të re ndihme ushtarake për Kievin.

Por një telefonatë mes dy liderëve në qershor ka qenë ndryshe nga ato të mëparshme, sipas katër personave të njohur me këtë telefonatë, Biden mezi kishte mbaruar duke i thënë Zelenskyt se sapo kishte dhënë dritën jeshile të 1 miliard dollarëve të tjerë në ndihmë ushtarake amerikane për Ukrainën, kur Zelensky filloi të listonte të gjithë ndihmën shtesë që i nevojitej dhe nuk po merrte. Biden e humbi durimin, thanë njerëzit që kishin dijeni për thirrjen telefonike, raporton NBC.

“Populli amerikan po tregohej mjaft bujar dhe administrata dhe ushtria amerikane po punonin shumë për të ndihmuar Ukrainën” tha ai, duke ngritur zërin dhe duke kërkuar nga Zelensky të tregonte pak më shumë mirënjohje.

Zyrtarët e administratës thanë se marrëdhënia e Biden dhe Zelensky janë përmirësuar vetëm që nga telefonata e qershorit, pas së cilës Zelensky bëri një deklaratë duke lavdëruar SHBA-në për ndihmën e saj bujare.

Por përplasja pasqyron vetëdijen e hershme të Biden se mbështetja e Kongresit dhe ajo publike për dërgimin e miliarda dollarëve në Ukrainë mund të fillojë të zbehet. Ky moment ka ardhur pikërisht në momentin që presidenti përgatitet t’i kërkojë Kongresit të japë dritë jeshile edhe më shumë për të ndihmuar Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit