Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe ishte kritik sot me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj për mbledhjen e të ardhurave dhe mbushjen e arkës së buxhetit të shtetit.
Deputeti socialist kërkoi që fokusi të jetë te transaksionet e mëdha të shitjes së bankave, kompanive të telefonisë celulare, apo naftënxjerrëve.
Këtu tha socialisti duhet të jetë vëmendja për të mbushur arkën dhe jo te pagat dhe dogana.
“Janë shitur katër banka, askush nuk di çmim publik të shitjes së tyre dhe sa para u morën. Janë shitur për dy vite. Kanë ndodhur tre shitje dy herë të kompanive të telefonuese, askush nuk di çmimin dhe sa para u arkëtuan.
Kompani koncesionere, që mbarin kontrata në shërbime etj, janë shitur dhe askush nuk di çmimin, sa para u arkëtuan në buxhet dhe sa ishte vlera e transakaionit.
U shit kompani që mbante kontratën më të madhe të prodhimit të naftës në këtë vend, nga Bankers, tek kjo kinezja që nuk ia di emrin, askush nuk e di vlerën e transaksionit dhe sa u arkëtuan.
Këto janë para. Jo ata të rrogave. Këto janë para, të kapitalit. Si këta ka shembuj të tjerë plot. Këto para mbushin buxhetin e shtetit” tha ai.