Organizata jo qeveritare “Albanian Roots- Rrënjët Shqiptarë” në 5 nëntor do të organizojë të parën darkë për Çamërinë me përfaqësues të Kongresit Amerikan. Darka do të zhvillohet në Nju Jork dhe pritet që të marrin pjesë edhe tre kongresmenë amerikanë Gregory Meeks, Max Rose dhe Joe DioGuardi.
“Bashkohuni me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në mbështetje të të drejtave të njeriut në Greqi. Mijëra shqiptarë u masakruan nga qeveria greke e vitit 1944.
Të mbijetuarve deri më sot u mohohet e drejta për të vizituar vendlindjen dhe për të varrosur siç duhet viktimat që ndodhen aktualisht në varreza masive”, thuhet në posterin e publikuar në rrjetet sociale nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.