Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë festimeve të Halloween-it në Teksas.
Policia ka njoftuar se tre persona janë qëlluar, një për vdekje, në një festë ku morën pjesë anëtarë të grupit rep Migos, por nuk ka konfirmuar identitetin e viktimave.
Raportet pretenduan se reperi i Migos, Takeoff u vra, por policia tha se nuk do të publikonte identitetin e viktimës derisa familja e tij të ishte informuar.
Ata konfirmuan se viktima ishte një burrë me ngjyrë rreth të 20-tave.
Policia tha se 40 deri në 50 të ftuar kishin qenë në një festë private në vend, kur dikush filloi të qëllonte. Rojet e sigurisë në zonë dëgjuan të shtënat, por nuk panë se kush hapi zjarr.