-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elon Musk dhe Kanye West të papërshtatshëm për të drejtuar mediat sociale

Kryesoret

Disa vite më parë, kur po më vizitonte ime motër në Berlin, vendosëm të merrnim me qira Segways për të eksploruar vendin e aeroportit të braktisur Tempelhof, i cili ishte kthyer në park. Kur mbërritëm, u befasuam kur mësuam se fillimisht duhej të kalonim një seancë stërvitore 30 minutëshe.

Instruktori, një djalë rreth 12 vjeç, na shpjegoi teorinë. Pastaj, një nga një, na duhej të kalonim nëpër kone portokalli në Segways. Nëse gjithçka shkonte mirë, atëherë do të merrnim një leje që na lejonte të lëvizim lirshëm me Segwas.

Po ta keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë është poshtërimi i plotë, provoni të rrëzoni kon pas koni në një Segway përpara një instruktori fëmijë dhe një grupi të huajsh të zbavitur.

Megjithatë patentën e mora. I riu ndoshta nuk kishte asnjë precedent për llojin e paaftësisë që tregova. Por ishte një fitore boshe. Ndërsa dielli perëndonte bukur mbi aeroportin e vjetër, u përpoqa të mbaja kontrollin e automjetit. Duke rrëshqitur përpara meje me hir intuitiv, motra ime shqiptonte udhëzime. Por pa dobi. Edhe sot jam mirënjohëse që nuk lëndova askënd.

Fotot e fundit të njerëzve që mbajnë pankarta “Kanye ka të drejtë për hebrenjtë” mbi një autostradë të Los Anxhelosit, duke bërë përshëndetjen e Hitlerit, ilustrojnë rrezikun që platformat e mediave sociale të bien në duar të gabuara.

Mund të pyesni veten: ku do të na çonte një peizazh i mediave sociale në pronësi të Muskut dhe Ye-së? Epo, nëse më lejoni të bëj tranzicionin: do të ishte si Segways për të gjithë në aeroportin Tempelhof, po të isha unë përgjegjëse për t’i dhënë me qira. Nuk do të kishte barriera, asnjë kod sjelljeje të pranuar, asnjë mekanizëm për të parandaluar përplasjet. Personi me më pak aftësi dhe besueshmëri do të ishte kompetenti. Me fjalë të tjera, do të ishte kaos i pastër, një aksident që pritet të ndodhë.

DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit