Në kuadër të përgatitjeve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar një iniciativë të rëndësishme për shkollat e kryeqytetit.
Ai ka bërë të ditur se ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historisë dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar rëndësinë e kultivimit të kujtesës historike te brezat e rinj.
Sipas Ramës, “Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e kryeqytetit do të jetë një mësim për historikun, rolin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona. Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”









