-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosje dhe dajak për banakieren, ky është biznesmeni që iu konfiskua hoteli

Kryesoret

Sot prokuroria e Durrësit me vendim gjykate i konfiskoi pasurinë 1 mln euro, që përfshin një pallat, hotel dhe bar të Pëllumb Tudës në Durrës. Organi i akuzës deklaron se pasuria është vendosur me trafik dhe nuk justifikohet.

Tuda është arrestuar më parë nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij. Tuda njihet në Durrës si pronar i diskos “Colombo”, ku në vitin 2015 ai u akuzua se plagosi dhe rrahu punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte.

Rrëfimi i banakieres

“Kur nuk pranova dhe i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më gjuajti me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk iu bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”.

Kjo ka qenë dëshmia që vajza e re, vetëm 22 vjeçe ka lënë në policinë e Durrësit në momentin që ka shkuar të denoncojë rrahjen brutale që i kishte shkaktuar pronari i saj, Pëllumb Tuda asokohe, shkruante “Shekulli”.

Vajza pas rrahjes nga Pëllumb Tuda dhe pas dhunës fizike e psikologjike, u dërgua në një qendër rehabilitimi dhe u mbajt për një kohë të gjatë larg vëmendjes së të njohurve të palëve, pasi policia bën me dije se mund t`i rrezikohej jeta seriozisht.

Plagosja në “Kolombo”

Në vitin 2014 Tuda u akuzua edhe për një plagosje me armë zjarri. Në dosje theksohet se “Më 04.07.2014, rreth orës 02:00, Shpëtim Meta ka shkuar tek lokali “Kolombo”, por nuk është lejuar të hyjë brenda nga roja i lokalit, Besnik Ruçi, i cili ka konstatuar se ishte i armatosur.

Për këtë arsye ata kanë debatuar me njeri-tjetrin, Shpëtimi e ka kërcënuar me armë, duke qëlluar përtokë, ndërsa roja e ka qëlluar me grusht në fytyrë duke e rrëzuar. Më pas Shpëtim Meta është larguar me automjetin e tij. Për këtë ngjarje roja ka vënë në dijeni pronarin e lokalit Pëllumb Tuda, i cili në atë moment është afruar tek hyrja e lokalit.

Shpëtim Meta ishte kthyer pas rreth 10 minutash me automjetin e tij dhe kishte  filluar të qëllonte me armë zjarri në drejtim të shtetasit Besnik Ruci. Po kështu me pistoletë ka gjuajtur edhe pronari Pëllumb Tuda” thuhej në dosjen hetimore 8 vite më parë.

Pallat, hotel dhe bar! Kush është bosi i Durrësit që shteti i mori 1 mln euro?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit