Tri anije tjera u larguan nga portet ukrainase në mesditën e 1 nëntorit, sipas marrëveshjes për eksportin e grurit nga Deti i Zi.
Kështu tha qendra koordinuese e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Deklarata tha se kjo ishte bërë në koordinim me delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së në qendrën me bazë në Stamboll, dhe se delegacioni rus ishte informuar.
Ky eksport është realizuar pavarësisht faktit që Rusia është tërhequr nga marrëveshja më 29 tetor, duke pretenduar se nuk mund të ofrojë më garanci për anijet civile.
Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor “nëse asnjë palë nuk kundërshton”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë më 28 tetor./REL