Një magazinë në Korçë është përfshirë nga zjarri. Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët, ka pësuar djegie shtetasi me inicialet A.D, i cili është edhe pronari i objektit.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
‘Korçë/Informacion paraprak. Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.’, njofton Policia.