Pasi Elon Musk mori zyrtarisht çelësat e kompanisë në dorë Amber Heard ka fshirë llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.
Mediat shkruajnë se mbetet ende e paqartë nëse ajo ka vendosur vetë që të largohet nga rrjeti apo kjo është një lëvizje e Musk.
Menjëherë pas këtij veprimi janë ngritur dhe dyshimet dhe aludimet e para. Shumë njerëz mendojnë se Heard ka vendosur që të largohet nga Twitter pas dyshimeve se Musk ka akses në mesazhet e saj. Dyshja ka pasur një histori dashurie bashkë, një romancë që zgjati shumë pak.