-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikë nga Rusia, Polonia nis ndërtimin e një muri përgjatë kufirit

Kryesoret

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka urdhëruar  ndërtimin e një barriere të përkohshme përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit.

Një vendim i tillë vjen pas Varshava dyshon se Rusia po planifikon të ndihmojë migantët aziatikë dhe afrikanë për kalime ilegale të kufirit.

Ministri polak ka thënë se duhet të rritet siguria e kufirit në mënyrë që Polonia të ndihet e sigurt.

Ai ka thënë se ka autorizuar ndërtimin e një barriere të përkohshme në kufirin e gjatë prej 210 kilometrave.

Punimet do të nisin menjëherë.

Kufiri i Polonisë me Bjellorusinë është kthyer vitin e kaluar në krizë të madhe të migrantëve, pasi një numër i madh i njerëzve kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht.

Polonia pati nisur ndërtimin e një muri prej çeliku me Bjellorusinë dhe punimet kanë përfunduar në qershor të këtij viti.

Liderët polakë dhe ata të Bashkimit Evropian kanë akuzuar Qeverinë bjelloruse – e cila është e lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin – për organizim të migrimit, në mënyrë që të krijohet kaos në Bashkimin Evropian./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit