Në sytë e gjithë adhuruesve të Hollywood-it, aktorët Brad Pitt dhe Angelina Jolie ishin çifti perfekt, por gjërat dolën jashtë parashikimeve pas ndarjes së tyre pak kohë më parë, lajm i cili padyshim i befasoi të gjithë. Secili ka vazhfduar jetën, ndërkohë duket se përkushtimi për fëmijët e tyre është tashmë i vetmi shans që ata të takohen me njëri-tjetrin.
Deri tani nuk ka ende asnjë shenjë ribashkimi, pasi akuzat ndaj njeri-tjetrit sa vijnë e shtohen. Mes kaosit të gjyqeve te njëpasnjëshme aktori i Hollywood, Brad Pitt është kthyer 20 vite para, atëherë kur ai ishte i dashuruar kokë e këmbë me aktoren Gwyneth Paltrow.
Lart e poshtë aludohet se për Pitt, aktorja e njohur ka qenë dashuria më e madhe e tij. Ish-çifti u njohën në vitin 1994 në xhirimet e filmit “Seven”.
“E kuptova menjëherë se ishte e duhura. Isha isha aq memec sa nuk dija çfarë të thoja,” i tha Brad Pitt revistës Rolling Stone në 1997.