-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e hodhi tritolin tek dera e biznesmenit? Dy pistat për shpërthimin në Lushnje

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme lagja “18 Tetori” në Lushnje u trondit nga një shpërthim me eksploziv. Shënjestër ishte banesa e Altin Lamçes, tregtar fruta-perimesh.

Dy janë pistat ku po hetohet deri tani; hakmarrja ose konflikt. Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedentë penal.

Fatmirësisht nga shpërthimi i lëndës plasëse rreth orës 21:40 minuta të së martës nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga rruga drejt oborrit të shtëpisë, nga një makinë në lëvizje.

Nga shpërthimi u thyen xhamat dhe dyert e shtëpisë. Dëme pësuan po ashtu edhe dy makina që ishin të parkuara në oborr.

Në banesë jetojnë 5 persona, çifti Lamçe me dy fëmijët e mitur 12 dhe 15 vjeç dhe nëna 77-vjeçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit