Ilir Alimehmeti është mjeku që do të prezantojë sot kandidaturën për primare për Bashkinë e Tiranës.
Mjeku do prezantojë kandidaturën në selinë blu në orën 11.00, ku pritet të konkurrojë në primare përballë Belind Këlliçit dhe Gert Bogdanit, emra të zyrtarizuar deri tani
Kandidatët do të bëjnë fushatë në bazë për të kërkuar votat e anëtarësisë dhe simpatizantëve, ndërkohë që është parashikuar që votimi për të shpallur kandidatin zyrtar të PD-së në zgjedhjet vendore të jetë 4 dhjetori.