Situata mes Kores së Veriut dhe asaj të Jugut, vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Për herë të parë janë hedhur raketa në ujërat e brigjeve të njëra-tjetrës.
Seuli u hakmor të mërkurën tre orë pasi Pheniani lëshoi një raketë që u ul më pak se 60 km nga qyteti jugor Sokcho.
Ushtria e Jugut tha se kjo ishte një shkelje “e papranueshme” e territorit të saj, duke lëshuar tre raketa ajër-tokë në përgjigje, të cilat zyrtarët thanë se u ulën në një distancë të ngjashme përtej vijës kufitare veriore (NLL).
Linja e demarkacionit shënon pikën e përafërt në mes të rrugës në det midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, por Veriu nuk e ka pranuar kurrë kufirin.
Të martën Koreja e Veriut paralajmëroi se Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të paguanin “çmimin më të tmerrshëm në histori” nëse do të vazhdonin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që shihen si një kërcënim i fshehtë për përdorimin e armëve bërthamore.
