-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia i rikthehet marrëveshjes së grurit/ Moska: Garantojmë sigurinë e korridoreve në Detin e Zi!

Kryesoret

Rusia ka vendosur t’i rikthehet marrëveshjes e eksportit të grurit nga portet e Ukrainës. Ministria i mbrojtjes së Moskë deklaroi se ai ka pranuar një garanci me shkrim nga Kievi se nuk do të sulmojë korridoret në Detin e Zi, si pjesë e operacionit ushtarak kundër Kremlinit.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja gjatë fundjavës pas asaj që e quajti një “sulm terrorist” ndaj flotës së anijeve në Krime nga forcat ukrainase. Kremlini pretendoi se nuk mund të garantonte sigurinë e anijeve që kalonin rrugën tregtare pas incidentit. Kievi nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se Moska kishte planifikuar prej kohësh të braktiste marrëveshjen.

Pavarësisht pezullimit nga ana e Rusisë, anijet kanë vazhduar të eksportojnë grurin rus. Mirëpo diçka e tillë nuk do të mund të vazhdonte për një kohë të gjatë pasi kompanitë e sigurimit kishin paralajmëruar se nuk do të nënshkruanin kontrata të reja.

Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja është dënuar nga SHBA, të cilat thanë se Moska po “armatizon ushqimin”. Organizata e kombeve të bashkuara ka bërë të ditur se deri me tani janë eksportuar më shumë se 9.3 milion ton produkte ushqimore, nga rreth 20 milionë që ishin të bllokuar për shkak të luftës. Marrëveshja është parashikuar të përfundojë deri me 19 nëntor, megjithatë zyrtarët perëndimor kërkojnë shtyrjen e afatit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit