Bordi i Transparencë ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Është njoftuar se çmimi i benzinës ka shkuar në 212 lekë, ndërsa i naftës në 232 lekë.
Para 24 orëve, nafta ra me 4 lekë dhe u shit me 236, po ashtu një rënie prej 4 lekësh pësoi dhe sot.
Nga ana tjetër benzina nga 196 u shtrenjtua me 16 lekë.
Gazi do të vazhdojë të shitet me 74 lekë.