Beniada Nishani është kthyer në një person mjaft të komentuar në mediat rozë. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku nuk shpëtoi pa u ngacmuar në lidhje me jetën e saj personale.
Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partner të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krahë.
“Ai që kam në krahë më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë “cute”,”-u shpreh Beniada.
Beniada publikuoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ja bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali.