-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulme masive ndaj strukturave elektrike në Kiev

Kryesoret

Objektet e energjisë dhe ujit u goditën nga artileria ruse në jug dhe lindje të Ukrainës. Në Mykolaiv , një stacion elektrik dhe një tubacion uji u dëmtuan, tha kreu i administratës ushtarake rajonale Vitaly Kim, cituar nga UNIAN.

Mbrëmë, infrastrukturat energjetike dhe ujore u bombarduan gjithashtu në rajonin e Dnipropetrovsk , tha kreu i administratës ushtarake rajonale Valentin Reznichenko.

Humbjet në radhët ruse që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt kanë arritur në 74,000.

Kjo bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shifra të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më sot humbjet ruse do të ishin rreth 74,000 burra, 2,734 tanke, 5,552 automjete të blinduara, 1,755 sisteme artilerie, 390 raketahedhës të shumëfishtë, 198 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit