Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë Renato Hamza i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit, në 2014-n.
Zhvarrosja u bë dje në orët e para të mëngjesit në një fshat të Librazhdit në prezencë të një grupi pune i përbërë nga 25 persona, oficerë të policisë, specialistë të krimeve dhe mjekësisë ligjore.
Këngëtari i njohur la nusen shtatzënë dhe u zhduk, si u mor peng Reni i Elbasanit?
Ekspertët kanë marrë kampione ADN-je, pasi ka dyshime që ky trup mund t’i përkasë pikërisht Renato Hamzës, zhdukja e të cilit vijon të mbetet një enigmë edhe sot.
Me rihapjen e hetimeve, prokuroria e Elbasanit ka mundur të sigurojë indicie të reja, çka ka shtyrë që të marrë edhe vendimin për zhvarrosjen e trupit të gjetur dhe ende të paidentifikuar.
Ka dyshime të forta se këngëtari i muzikës tallava Renato Hamza, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitar i një ngjarjeje kriminale që ky grup kishte kryer.
“Mund të vritesha”! Çfarë i tha këngëtari i Elbasanit nënës para zhdukjes pa kthim?
Pasi është njohur me këtë fakt nëna e Renato Hamzës nuk i ndal lotët. Ajo thotë që e ka kërkuar shumë. “Nuk e di, pasi u kap në Kolumbi ky Denis Xhija, edhe unë kam gërmuar shumë kufomën e djalit.
Nuk kam lënë vend, e kam kërkuar shumë” thotë ajo teksa fajëson policinë për zhdukjen e tij. Madje ajo shprehet se ia kanë marrë dy herë ADN-në dhe i kanë thënë se nuk është djali i saj. “Nuk është e Renit, nuk i përket Renit”.
“E ndieja thellë në shpirt, vetëm për atë kufomë kam qarë gjithmonë se thosha po më rri çuni rrugëve, nuk kam një varr ku ta qaj”.
Ajo ka kërkuar që të merren masa për shkaktarët. Ajo citon edhe disa emra si të dyshuar të përfshirë.
Ku e hodhën këngëtarin e tallavasë? Zbulimi i fundit i trishtë për “Renin e Elbasanit”
“Unë them që si fillim dosjen e djalit tim e ka marrë shefi i krimeve Petrit Bushati, me një prokuror, nuk e di si e ka emrin, Ervin a nuk e di. Ky që në fillim e deri në fund ma fshehu të gjithë krimin e djalit.
Thoshte nuk është Reni, nuk e kam vrarë, dëshmitarët kush vinte aty që dëshmonin, i kthente, i bënte presion dhe mua më ka bërë presion si nënë.
Unë i them shtetit, drejtorit të policisë që të marrë masa me këtë shefin e krimeve, me këtë prokuror, edhe me ekspertizën që deri më sot mua më ka mbajtur të fshehtë krimin e djalit për shkak të pagesës që është bërë” tha ajo.