Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ditën sotme ka mbledhur kryesinë e partisë së tij, e cila u zgjodh ditën e djeshme.
“Ju falenderoj për angazhimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen. Partia e Lirisë do jetë parti e guximit qytetar, pranë tyre dhe bashkë me ta në atë objektiv madhor që Shqipëria tu përkasë të rinjve, të ndahemi me dramën e shpopullimit.
Të rinjtë e fëmijët tanë të fillojnë të besojnë e të punojnë për Shqipërinë e tyre”, tha Meta.