Kancelari gjerman është shprehur dhe për konfliktet të vendeve të Ballkanit Perëndimor. ai është shprehur se së shpejti dhe çështja e Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhjet.
Ai e shprehur se propozimi francez ka funksionuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, kështu do mund të funksionojë dhe me Kosovën e Serbinë.
“Gjatë forumit të Shoqërisë Civile u përmend një afat për zgjerim. Por konflikte dy palëshe ekzistojnë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duhen zgjidhur. Ne kemi bërë progress të konsiderueshëm mes Bullgarisë dhe Maqedoinisë së veriut,” është shprehur Scholz teksa ka shtuar se “sa i takon Serbisë dhe Kosovës duhet të arrijmë patjetër një marrëveshje sa më parë. Ne dhe qeveria franceze po bëjmë të pamundur ta realizojmë një gjë të tillë. Jemi aktiv me bisedime mes tyre.”
Nga ana tjetër Rama ka shtuar se “plani që i është ofruar Kosovës dhe Serbisë nga Franca është një mundësi e mirë për jo vetëm për dy vendet por për rajonin dhe Evropë dhe të dyja palët duhet ta marrin seriozisht.”