Në samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndjen vlerësim nga ndërkombëtarët dhe nga fqinjët për firmosjen e marrëveshjeve për kartat e ID, diplomave dhe kualifikimet.
Ai ka shtuar se vitin tjetër do të mirëpres në Tiranë samitin e radhës
“Në samitin tjetër në Tiranë do të shohim progresin, duke nisur nga kriza energjetike, ku ne e ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë. Ursula solli në Ballkan një mbështetje të rëndësishme financiare, sa për të filluar pasi nuk është e fundit.
Firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm i shkëlqyer, një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, që i kishim edhe në kuadër të Ballkanit të hapur. Mezi ju presim vitin e ardhshëm në Tiranë, po shndërrohet në strehë samitesh”, tha ai.