NATO po shqyrton mundësinë e forcimit të strukturave ushtarake në krahun lindor të aleancës, me vëmendje të veçantë ndaj Letonisë dhe Estonisë, në kushtet e tensioneve të vazhdueshme me Rusinë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në diskutim është krijimi i një strukture të re komanduese, e cila do të mundësonte reagim më të shpejtë në rast krizash apo kërcënimesh në rajon.
Sipas raportimeve, planet operative të aleancës parashikojnë që në raste emergjente të mund të dislokohen deri në 60 mijë trupa në zonën baltike, megjithëse deri tani nuk ka një vendim zyrtar për vendosje të menjëhershme forcash.
Një nga pikat më të ndjeshme mbetet Korridori Suwalki, një zonë strategjike që lidh shtetet baltike me territorin e vendeve të tjera të NATO-s dhe që ndodhet pranë rajoneve ushtarake ruse të Kaliningradit. Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë këtë korridor si kyç për stabilitetin në Evropën Lindore.
Ndërkohë, vendet baltike kanë rritur masat e sigurisë në kufij, duke investuar në sisteme vëzhgimi, dronë dhe teknologji të tjera mbrojtëse, në kuadër të rritjes së gatishmërisë ushtarake në rajon.
/5pyetjet.al









