-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banane apo kokainë? DEA e zbuloi 8 vite më parë, por pse s’u arrestua “kurrë” Trifon Murataj?

Kryesoret

Prej më shumë se 4 vite, DEA i kishte dërguar të dhënat ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për përpunimin e kokainës në Shqipëri.

Në informacionet që ajo përcolli aso kohe tregoi për vendndodhjen e saktë se ku përpunohej dhe shtohej kokaina për tu shitur më pas. Dy emra u lakuan nga DEA në 2018, por njëri prej tyre endet i lirë, Trifon Murataj, presidenti i kompanisë Zico Sha dhe Arben Qimja. Ky i fundi një emër problematik për drejtësinë, i skeduar për vrasje si dhe trafik kokaine nga Holanda.

Por pse nuk u arrestua “kurrë” Trifon Murataj? 

Do të duhej që nga 2014 deri në 2022, në Shqipëri të zbarkonin ngarkesa të vazhdueshme kokaine, të cilat vinin me kontejnerët e bananeve të ZICO SHA-së, por kurrë të mos merrej një masë për arrestimin e Muratajt. Edhe pse DEA e thoshte qartë.

“Burimi ka deklaruar se TRIFON perdor nje kompani importimi ne Durres/Shqiperi me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha,” pjesë nga email i Nanos.

Para këtij rasti duket sikur ish-kreu i policisë i ka pasur duart e lidhura.

Çfarë ndryshoi, pse është në kërkim Trifon Murataj?

Do të mjaftonte një ngarkesë prej 33.5 kg kokainë e kapur vetëm një natë më parë në portin e Durrësit po prapë së bashku me bananet e Muratajt, që për këtë të fundit të dilte një urdhër arresti.

Më herët, për mediat ai ka deklaruar se nuk i trembet gjëje dhe se ndodhet në SHBA, pasi prokuroria shqiptare nuk e ka thirrur për deklarim.

Por a do të dal para drejtësisë Trifon Murataj këtë herë?

Kokaina në banane, DEA i dërgon email Nanos: Përpunohet në magazinën e…

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit