Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta dënoi gjuhën që Edi Rama përdori kundër Britanisë së Madhe në retorikën për fluksin e shqiptarëve drejt ishullit.
“Çdo provokim që qeveria u bën këtyre autoriteteve nuk i ndihmon shqiptarët. Qeveria të ulë kokën për pasojat që ka shkaktuar.
Është e qartë se i vetmi që nuk dëshiron të kontribuon në këtë drejtim, që është edhe shkaktari, kryeministri i papërgjegjshëm që fajëson autoritetet britanike për një fenomen atë të shpopullimit” tha Meta.
Kritika, ish-presidenti kishte edhe për paketën fiskale. “Është skandaloze që në paketën fiskale propozuar për vitin tjetër të shikosh masa të tilla si dhjetëfishim të gjobave” tha ai.