Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në një bashkëbisedim me fermerët e Tropojës u shpreh se brenda muajit pritet të firmoset marrëveshja me Qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare.
Kjo edhe për heqjen e kufizimit për kalimin mallrave me vlerë jo më shumë se 300 euro.
Rama: Nuk është e drejtë t’ju them shqiptarëve mos ikni, por keni mundësi të punësoheni
“Në pikat kufitare, nuk mund të kalojnë mallra më vlerë më shumë se 300 euro. Brenda muajit nëntor do të firmoset marrëveshja me Qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare”, tha ai.
“Puna do të japë rezultat të pritshëm për komunitetin që barriera 300 euro të hiqet. Fjala kontrabandë nuk ka kuptim kur në të dyja anët ndodhen njerëzit tanë”.