-sidi education-spot_img
12.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllen aeroportet në Spanjë, pritet të bjerë një raketë kineze

Kryesoret

Spanja ka mbyllur disa aeroporte, për 40 minuta pasi prite të bjerë një raketë. Raketa kineze pritet të bjerë në tokë në mënyrë të pakontrolluar.

Aeroportet në Barcelonë, ​​Tarragona, Ibiza dhe Reus kanë mbyllur hapësirën ajrore.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës konfirmoi:“Për shkak të rrezikut që lidhet me kalimin e objektit hapësinor CZ-5B që kalon hapësirën ajrore spanjolle, fluturimet janë anuluar nga ora 09:38 deri në 10:18 në Katalonjë. Eurocontrol na ka informuar për hyrjen e pakontrolluar të një rakete kineze në atmosferën e Tokës”.

Moduli i quajtur Mengtain u nis në hapësirë nga qendra e nisjes së satelitëve Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan.

Kina ka dërguar në hapësirë pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor Tiangong. Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit