Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje.
Një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike.
Shoferi dyshohet se kishte pësuar një infarkt në zemër.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje viktima Edi Llupo 46 vjeç pak para aksidentit kishte qenë në një bar kafe ku kishte shfaqur probleme me zemrën.