Johnny Depp nuk i del aspak inati me Amber Heard e tashmë ka ngritur një padi lidhur me vendimin prej 2 milionë dollarësh që Amber Heard mori nga një juri në gjyqin e tyre te famshëm.
Sipas Depp, vendimi i jurisë ishte aspak i drejtë. Tashmë, ky është hapi i fundit në betejën ligjore të Depp kundër Heard.
Nga ana tjetër, Amber Heard është e mbytur me borxhe “deri në fyt.” Pas humbjes në gjyq kundër ish-bashkëshortit të saj, ylli i “Aquaman” i detyrohet më shumë se 10 milion dollarë Johnny Depp.
Por, nuk mbaron me kaq! Sipas disa raportimeve të fundit, Amber u detyrohet para edhe avokatëve të saj. Pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp 10.2 milionë dollarë, tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milionë dollarë avokatëve të saj.